fbpx

Nesër kryediplomati grek në Tiranë, paralajmërohet protestë: “Mos prek Shqipërinë, mos harro Çamërinë!”

1598444176_NikosDendias.jpg

Ditën e nesërme në Tiranë do të vijë për një vizitë zyrtare kryediplomati grek, Nikos Dendias.  Në lidhje me këtë vizitë Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet fton qytetarët në protestë. Në thirrje thuhet se problemet me Greqinë zgjidhen me dinjitet, reciprocitet dhe dije.  Tubim paqësor për çështjen çame, heqjen e ligjit të luftës dhe për 12 miljet detare shqiptare

Thirrja e plotë e PDIU:

“Mos prek Shqipërinë!” “Mos harro Çamërinë!” Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:

Çështjen Çame. Heqjen e ligjit të luftës. 12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për  të protestuar së bashku  me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:

Zgjidhjen çështjes çame. Heqjen e ligjit të luftës. Marrëveshjen e detit. Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.

Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije. Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur. Nesër ora 11:00

Përpara Ministrisë së Jashtme, Tiranë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303