fbpx

Nesër mjekët në protestë, por Rama ka një tjetër plan, ja vendimi i tij

Mjekët e të gjithë vendit nesër do të dalin në protestë. Ata kanë njoftuar se në orën 10:00, para ambienteve të QSUT, do të shpalosin pakënaqësitë e tyre.  Arsyeja e kësaj proteste është për kushtet e sigurisë dhe të shëndetit në punë.

“Të shpallen dëshmorë mjekët që kanë humbur jetën në luftën me Covid-19. Të bëhet sigurimi i jetës për personelin shëndetësor. Të rriten pagat për personelin shëndetësor

Të krijohen kushtet optimale në punë për mbrojtjen nga pandemia”, janë kërkesat e mjekëve.

Por edhe Rama ka bërë lëvzijen e tij.

Ai i ka kërkuar atyre takim në ambientet e Kryeministrisë në orën 09:00. Nuk dihet nëse do të shkojnë në takimin me Ramën dhe nëse po, kush do të jenë përfaqësuesit.