fbpx

Nesër në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal, Rudina Hajdari bisedë me Yuri Kim

asdaset-600x450.jpg

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari një ditë para votimit për ndryshimet në Kodin Penal për situatën e COVID-19 dhe dënimeve, i ka shprehur shqetësimin ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me këtë vendim të Qeverisë.

Hajdari i tha Kim në një video- konferencë se ndryshimet në Kodin Penal janë të panevojshme dhe cënojnë Kushtetutën si dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja nëpërmjet video-konferencës me Ambasadoren amerikane Znj. Yuri Kim, mbi situatën e tanishme në Shqipëri. E informova për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen shumë familje shqiptare, realitet të cilin e kam prekur këto ditë teksa jam munduar të ndihmoj sado pak këto familje në nevojë.

Gjithashtu shpreha shqetësimet e mia për gjendjen emergjente nga COVID-19, mbi ndryshimet e Kodit Penal, të cilat janë të panevojshme e sidomos përmenda faktin se këto ndryshime cënojnë Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjeta rastin të falenderoja ambasadoren për kontributin e SHBA-së, me pajisje personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19”, shkruan Hajdari në Facebook.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303