Nesër protesta e opozitës, Rama ‘antimiting’ në Vlorë

protesta-e-pd.jpg

Na ndajnë edhe pak orë nga protesta e ditës së nesërme e opozitës dhe tensionet janë ngritur mes palëve politike.

Ndërkohë që opozita ka thirrur të gjithë shqiptarët në Tiranë nga ana tjetër Edi Rama ka vendosur që të zhvillojë një tjetër takim në Vlorë. Kjo ka bërë që përfaqësues të opozitës ta përcaktojnë këtë si një antimiting të mazhorancës.

Policia prezantoi masat e ndërmarra teksa garantoi ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Ndërsa si në çdo protestë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar shtetasit amerikanë të jenë vigjilentë dhe të shmangin praninë e tyre në zonat e grumbullimit të turmave. /real-news.tv/ 

 

scroll to top