Nesër protesta e opozitës, Rama thumbon ashpër Bashën

basha-rama-780x405.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me protestën e nesërme të opozitës përballë Kryeministrisë.

Ai ka shkruar një citim të Martin Luther King, i cili thotë se protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare

“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen.Martin Luther King”, shkruan kryeministri.

Me anë të këtij postimi, Rama ka thumbuar Bashën dhe opozitën e bashkuar./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303