fbpx

Nesër protesta e opozitës, reagon ambasada amerikane

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-675x450.jpg

Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e radhës e iniciuar nga opozita, konkretisht nga PD dhe LSI. Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, në faqen zyrtare, ku shkruan se ‘pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme’.

Më tej, në njoftim thuhet se të protestuesit dhe iniciatorët duke të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit.

“Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, përfundoi njoftimi./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303