Nesër sfida në Prishtinë/ Prestigjiozja angleze nderon Kosovën

Nesër në darkë do të jetë një festë e vërtetë në Prishtinë. Kosova do të presë në stadiumin e kryeqytetit Anglinë.

Duket se entuziazmi dhe kënaqësia është kthyer njëlloj në Londër, ku shtypi sportiv anglez ka qenë shumë pozitiv për atmosferën që futbollistët e Kosovës do gjejnë në Prishtinë.

Në faqen sportive të “The Sun” nuk ka reklamë më të madhe sesa fjala e shkruar “Kosovo”.

Për më tepër, gjithçka zbukurohet kur fjalës “Kosovo” njëra nga “O” është zëvendësuar me një zemër.

Duhet të kujtojmë se prej një jave në Prishtinë janë vendosur parulla mirënjohjeje dhe mirëseardhje për futbollistet e Anglisë që luajnë ndeshjen nesër të vlefshme për Euro2020 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.