fbpx

Nesër vaksina anti-Covid në Shkodër, sa doza dhe ku do të bëhet? Zbulohet plani

valksina.jpg

Sonte në Shqipëri mbërritën 7020 doza nga “Pfizer”, ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi më herët se nesër do të vijohet me qendrat e vaksinimit në Shkodër, më pas me Vlorën, ndërkohë që stafi i Durrësit, Elbasanit do të vaksinohen në Tiranë.

Por sa vaksina do të transportohen nesër drejt Shkodrës nesër?
Mësohet se nesër në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” në Shkodër ku do të bëhet vaksinimi do të mbërrijnë 1100 copë.

Procesi i vaksinimit në pallatin e sportit do të bëhet nga mjekët dhe infermierët e qendrave shëndetësore në Shkodër të cilët janë trajnuar.

Dozën do ta marrin mjekët dhe infermierët që punojnë në repartet e infektivit, pneumologjisë dhe urgjencës.

Gjithashtu do të vaksinohen edhe stafi dhe personat rezident në shtëpinë e të moshuarve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303