Netanyahu dënon ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur kundër ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në zonat e kontrolluara nga kurdët në verilindje të Sirisë.

Netanyahu shprehu gatishmëri për të ofruar ndihmë humanitare për kurdët në Siri, të cilën po përballen me sulmin nga Turqia.

Këto ishin komentet e para të Netanyahu për situatën në Siri pasi heshti për disa ditë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi dhe lejimin e ofensivës turke të ecë përpara. Disa zyrtarë të tjerë izraelitë kanë dënuar operacionin turk dhe kërkuan mbështetje për kurdët.

“Izraeli dënon me forcë pushtimin turk në zonat kurde në Siri dhe paralajmëron kundër spastrimit etnik të kurdëve nga Turqia dhe aleatëve të saj,” –mësohet të ketë thënë Netanyahu.