Netanyahu: Jemi bashkë me vendet arabe kundër Iranit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendet arabo-islame janë “në anën e njëjtë” kundër Iranit.

Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra për shtyp e kryeministrit izraelit, Netanyahu ka marrë pjesë në ceremoninë festuese të mbajtur në Kuds me rastin e përvjetorit të parë të zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve nga Kudsi në Tel Aviv.

Në një fjalim të mbajtur në ceremoni pasi ka tërhequr vëmendjen se po ndodhin zhvillime serioze në marrëdhëniet me vendet arabe, Netanyahu tha se, “Po shënohet një përparim dhe një proces i ri i zhvillimit në marrëdhëniet mes Izraelit dhe shumë vendeve arabe dhe islame”.

“Ne jemi në unitet në çështjen e zmbrapsjes së agresionit të Iranit me shumë nga fqinjët tanë arabë dhe shumë vende islame jo-arabe. Izraeli me të gjitha vendet e rajonit dhe të gjitha vendet që duan ndërtimin e paqes në botë duhet të qëndrojnë në anën e SHBA-ve kundër agresionit të Iranit”, tha Netanyahu, i cili duke mos përcaktuar vendet me emër bëri të ditur se me vendet arabe janë në të njëjtën anë kundër Iranit.

Ai ka thënë se duhet të rritet forca e Izraelit. Netanyahu theksoi rëndësinë e forcimit të aleancave të vendit me vendet e tjera, veçanërisht me SHBA-të./real-news.tv/