fbpx

Netanyahu, kryeministri i parë i Izraelit që viziton Ukrainën pas 20 viteve

netanyahu.jpg

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të vizitojë Ukrainën nga 18 deri më 20 gusht, duke u bërë lideri i parë i huaj që vizitoi vendin, që kur Volodymyr Zelenskiy u zgjodh president.

Netanyahu e viziton Ukrainën si kryeministër i parë i Izraelit pas 20 viteve.

“Netanyahu do të jetë kryeministri i parë izraelit që viziton Kievin, në dy dekadat e fundit”- raporton The Times of Israel.

Ai do të takohet me Zelenskiy dhe do të bëjë një vizitë në memorialin e Babyn Yar, vendin në Kiev, ku nazistët vranë më shumë se 33.000 hebrenj në vitin 1941, si dhe nacionalistë ukrainas, romë, homoseksualët dhe të tjerët që ata i konsideruan “të padëshirueshëm”.

Vizita e Netanyahu vjen më pak se një muaj para zgjedhjeve në Izrael.

Ukraina dhe Izraeli janë dy vendet e vetme në botë, në të cilat presidenti dhe kryeministrat janë hebrenj.

Zelenskiy nënshkroi një pakt të tregtisë së lirë me Izraelin më 7 gusht të cilin parlamenti e kishte ratifikuar një muaj më parë.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303