Netanyahu pritet të diskutojë situatën në Lindje të Mesme me Putin

3FBDE6F-800x445.jpg

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet javën e ardhshme me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, teksa pritet që në fokus të bisedimeve të jenë çështjet në Lindje të Mesme, sidomos në Siri.

Të dy liderët ishte planifikuar të takoheshin këtë javë, mirëpo ky takim ishte anuluar pa ndonjë arsye.

Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar vazhdimisht ato që i cilësojnë si shënjestra iraniane në Siri si dhe forcat e lidhura me milicinë dhe Hezbollahun.

Sulmet ajrore kanë shkaktuar tensionim të marrëdhënieve në mes të Izraelit dhe Rusisë, e cila së bashku me Iranin, mbështet forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Zyrtarët izraelitë kanë diskutuar në të kaluarën marrëveshjen me Moskën, sipas së cilës përcaktohet se sulmet në Siri nuk kërcënojnë Assadin, derisa Rusia është zotuar se do të kufizojë ndikimin iranian afër kufirit izraelit.

Kjo marrëveshje e vitit 2015 ka pasur qëllim që të garantojë forcat ruse në Siri, se nuk do të jenë cak i sulmeve izraelite.

Konflikti në Siri ka nisur më 2011, duke rezultuar me mbi 400,000 persona të vdekur dhe miliona të tjerë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303