fbpx

Netflix: Së shpejti në një version të ri “La Casa de Papel”!

highxtar-la-casa-de-papel-4-temporada.jpg

Netflix do të krijojë një version korean të serialit të të famshëm “La Casa de Papel”. Prodhimi do të jetë një bashkëpunim midis kompanive “BH Entertainment” dhe “Contents Zium”.

Përshtatja koreane e filmit do të jetë me regji të Kim Hong-sun, i cili ka qenë regjisor edhe i shumë  dramave televizive si “Visitor”, “Voice” dhe “Black”.

 “Krijuesit koreanë kanë zhvilluar gjuhën e tyre dhe kulturën audiovizive për vite me radhë. Ata kanë arritur, si serialet tona, të shkojnë përtej kufijve kulturorë dhe të bëhen një pikë referimi për mijëra shikues në të gjithë botën, veçanërisht midis të rinjve”, tha Alex Pina, krijues dhe producent ekzekutiv i” La Casa de Papel”.

Sipas tij, koreanët  duan të bëjnë një adaptim të filmit pas gjithë suksesit të tij. Shfaqja origjinale në gjuhën spanjolle dha premierën në vitin 2017, ndërsa pjesa e pestë dhe e fundit është tani në prodhim.

Netflix thotë se më shumë se 65 milionë familje shikuan një pjesë të sezonit të katërt, pjesën e dytë të sezonit të dytë në katër javë pas publikimit të tij në prill të vitit 2020.

“Popullariteti ndërkombëtar i serialit Spanjoll ‘La Casa de Papel’ është provë se vepra të rëndësishme të bazuara në kultura dhe gjuhë të ndryshme mund të shpërndahen gjerësisht nga ‘Netflix’ dhe të pëlqehen nga audiencat në të gjithë botën”, tha kompania në një deklaratë. 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303