Nevina Shtylla ndryshon totalisht look, ja si duket moderatorja

Nevina Shtylla është padyshim një nga moderatoret me pamjen më natyrale që ekrani shqiptar mund të ketë.

Gjatë këtyre viteve jemi mësuar ta shohim Nevinën me stilin e saj unik, ku bien në sy flokët ngjyra të zeza.

Por, moderatorja pa nisur ende sezoni i ri ka vendosur të bëjë një ndryshim madhor, i cili na surprizoi të gjithëve.

Nevina ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet se ka lyer flokët në një ngjyrë më të çelët që shkon drejt nuancave të ngjyrës së mjaltit.

“Kush është kjo vajzë?”, ka shkruar moderatorja bashkangjitur fotos, duke treguar pamjen e re. Siç duket nga fotoja ajo i ka lyer flokët me fije të ndryshme disa në ngjyrë të verdhë e kafe dhe në këtë mënyrë duket shumë bukur.

11-2.jpg

22-2.jpg