fbpx

Nevoja për sulmues, Inter shënjestron një 35 vjeçar

Screenshot_3-9.jpg

Alessandro Matri është emri më i ri për sulmin e ri të Interit.

Lojtari italian shihet si përforcimi ideal për klubit zikaltër, i cili është vënë në ndjekje të një “bomberi” me kosto të ulët. Dhe Matri duket se është ai i duhuri, me “Tuttosport” dhe “Calciomercato.com” që zbulojnë se drejtuesit milanez i kanë nisur tashmë kontaktet me sulmuesin e Sassuolos.

Mosha e madhe e Matrit, i cili ka festuar ditëlindjen e tij të 35-të pëlqehet shumë nga Antonio Conte që kërkon më shumë eksperiencë dhe grintë në majën e sulmit.

Kontrata e tij me Sassuoloën skadon verën e ardhshme, një tjetër arsyeje që Marotta nuk pretendon të shpenzojë shumë për ta marrë në “Giuseppe Meazza”. Kujtojmë që Inter është në kërkim të një sulmuesi pas “divorcit” momental me Mauro Icardin.

Matri ka një eksperiencë mjaft të madhe në Seria A, ku është aktivizuar me Milanin, Cagliarin, Juventus, Fiorentina, Genoa dhe Lazio.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303