fbpx

New York përgatitet për kryebashkiakun e parë aziatik

Screenshot_5-5.jpg

Nga gara për emërimin demokrat në zgjedhjet presidenciale, në atë për postin e kryebashkiakut të New York.

Andrew Jang, është sërish në pistë.

Por këtë herë avokati njujorkez me origjinë nga Tajvani, përgjegjës i organizatës jofitimprurëse “Venture of Maerika që ndihmon të rinjtë të studiojnë, ka një objektiv më të prekshëm se ai i shtëpisë së bardhë.

Kërkon të bëhet kryebashkiaku i qytetit ku ka lindur 45 vite më parë, duke përdorur të njëjtën recetë të propozuar dhe në zgjedhjet presidenciale.

Duke mbështetur ndër të tjera dhe çekun stimulues, një ndihmë financiare nga qeveria për të mbështetur ekonominë e vendit gjatë pandemisë.

Jang, i martuar dhe me dy fëmijë, zyrtarizoi kandidaturën një ditë më parë gjatë një eventi të organizuar në Manhatan.

Ai u shpreh se arsyeja e kësaj gare ishte shumë e thjeshtë: ka një krizë dhe ai mendon se mund të ndihmojë.

Pjesa më e madhe e fansave të tij janë të rinj, të cilët kanë krijuar një Jang Gang, dhe në rrjetet sociale e kanë kthyer në një yll të vërtetë duke krijuar “meme” të pafundme.

Ai premton ndihmë financiare për përfshirjen e çdo qytetari në tregun e punës dhe integrimin social të tij – me të paktën 2 mijë dollarë në muaj.

Por dhe legalizimin e marijuanës dhe rinisjen e jetës kulturore dhe atë të natës në qytet, ndihmë ndaj aktiviteteve të vogla tregtare, në një qytet i cili shënon më shumë se 500 mijë infektime me Covid në 10 muaj dhe 25 mijë viktima.

Por ai ka dhe një program politik me të cilin synon të mundë kandidatët e tjerë në garë: një skuadër pasardhësish të Bill De Blasio, përfshirë ish kreun e policisë Erik Adams.

Mes shumë ideve, Jang do të donte të kthente në të përhershme disa nga masat që kanë hyrë në fuqi si pasojë e pandemisë: si për shembull restorantet në ambient të hapur, dhe marrja e ushqimit e me vete. Zgjedhjet paraprake do të mbahen në muajin qershor.

Ndërsa votimi përfundimtar është në muajin nëntor.

Nëse do të zgjidhet ai do të ishte kryebashkiaku i parë me origjinë aziatike i qytetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303