31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

New York shpall gjendje emergjente pas shpërthimit të fruthit

spot_img

Një distrikt në New York ka deklaruar gjendje të jashtëzakonshme pas një shpërthimi të rëndë të fruthit.

Rockland County, në veri të qytetit të New York, ka ndaluar fëmijët e pa vaksinuar nga hapësira publike pasi janë konfirmuar 153 raste të fruthit.

Mosrespektimi i këtij vendimi do të dënohet, duke filluar nga gjoba 500 dollarë deri në gjashtë muaj burgim.

Njoftimi vjen pas shpërthimeve të tjera të sëmundjes në Uashington, Kaliforni, Teksas dhe Illinois.

Shkalla e vaksinimit ka rënë në mënyrë të vazhdueshme në SHBA dhe shumë prindër po e kundërshtojnë atë arsye filozofike ose fetare, ose sepse besojnë në informacionet e gabuara se vaksinimi shkakton autizëm tek fëmijët./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat