fbpx

New York, tigri del pozitiv me koronavirus

Sipas CNN,  Nadia, një tigër në kopshtin zoologjik Bronx në New York, është bërë e para e këtij lloji që rezultoi pozitivisht për koronavirusin.

Tigri testoi pozitiv pasi kishte një kollë të thatë dhe pritet të shërohet, tha Bronx Zoo në një njoftim.

Mendohet se kafshët u infektuan nga një punonjës i kopshtit zoologjik, i cili ishte “i infektuar asimptomatikisht nga virusi” ndërsa kujdesej për to

Mostrat nga Nadia u morën dhe u testuan pasi tigri  dhe pesë tigër dhe luanë të tjerë në kopshtin zoologjik  filluan të shfaqnin simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes.