Neymar Jr vendos, zgjedh skuadrës e tij të ardhshme

Nuk ka biletë për Madrid për yllin brazilian të PSG-së, Neymar Jr. Të paktën këtë shkruan gazeta spanjolle “Sport”, që zbulon se 27 vjeçari është i destinuar për tu rikthyer aty ku u bë i famshëm, në “Camp Nou”.

Marrëdhënia mjaft e mirë me lojtarët katalanas, sidomos me Lionel Messin duket se e ka bindur Neymar që nëse lëviz nga “Parc des Prince” të marrë rrugën drejt Barcelonës.

Nuk dihet ende se cila do të jetë oferta që do bind drejtuesit e PSG-së, por Neymar mund të rikthehet te Barcelona brenda pak kohësh.

Aktualisht, Neymar ndodhet në infermieri, pasi këputi ligamentet e këmbës së djathtë dhe një transferim në këtë dritare merkatoje shihet i largët.