fbpx

Neymar nuk i ndahet të dashurave të shokëve, pas Malumës ja kush e pësoi

B4CING7OFVFO5D7NQEOQ64WQ2Q.jpg

Në dhomat e zhveshjes ka bërë bujë një aludim që ka të bëjë me me brazilianin, Neymar.

Sipas revistës “Chi” raportohet se ka pasur një raport të fshehtë me modelen braziliane Izabel Goulart, gjatë kohës që kjo e fundit jetonte në kryeqytetin francez.

Në atë kohë, Goulart ndodhej në Paris për të shoqëruar të fejuarin e saj, portierin gjerman Kevin Trapp, i cili ishte shok skuadre me Neymar.

“Askush nuk flet, por natën në Paris në një sekret të madh ka lindur një çift i bujshëm. Ai futbollisti i famshëm i PSG-së, Neymar dhe ajo bukuroshja e njohur braziliane Izabel Goulart”.

“Mëkat që të dy janë fejuar me persona të tjerë. Ajo në veçanti, që është prej kohësh në krah të portierit gjerman Kevin Trapp, ish shok skuadre i Neymar, që është rikthyer të luajë në Bundesligë”, ka shkruar revista “Chi”.

 

Sidoqoftë, duhet të presim në vazhdim për të sqaruar se si qëndron e vërteta e gjithë kësaj historie.

Rikujtojmë se Neymar u përfol edhe për prishjen e miqësisë së tij me këngëtarin kolumbian Maluma, pasi e dashura e tij Natalia Barulich u hodh në krahët e futbollistit.

 

REAL NEWS 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303