Neymar te Barcelona apo Reali?

neymar-2-2.jpg

Tashmë është bërë publike që Neymar pritet të largohet këtë vit nga Paris Saint-Germain, por ende nuk dihet në cilën skuadër do të shkojë futbollisti i njohur.

Barcelona dhe Real Madridi kanë bërë ofertat e tyre për yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Siç raporton BBC, Barça ka ofruar 100 milionë euro plus Coutinhon për ish-yllin e klubit, ndërsa është diskutuar edhe përfshirja e Ivan Rakitiq në ofertë.

Reali gjithashtu ka ofruar para dhe Gareth Balen e James Rodriguezin. PSG kërkoi shërbimet e Vinicius Juniorit, por Reali nuk pranoi një gjë të tillë.

Asnjëra ofertë nuk u pranua, por mësohet se PSG preferon shitjen e Neymarit për te Reali.

Neymar u bë transferimi më i shtrenjtë në botë, kur më 2017 kaloi nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro. Për dy sezone ai ka shënuar 34 gola në ligë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303