“Neymar te Barcelona? Do të shohim”

neymar-2.jpg

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, vazhdon të mos jetë në dijeni se çfarë do të

ndodhë me Neymar Junior, i cili lidhet me një rikthim të kampionët e La Ligës.

27-vjeçari dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain ku është që nga viti 2017.

Përveç rikthimit të mundshëm në Barcelonë, Neymar lidhet edhe me një kalim te rivali i katalunasve, Real Madridi.

Duke folur para ndeshjes ne Napolin, Valverde tregoi se s’di asgjë se çfarë do të ndodhë me brazilianin.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë. Përgjigjja është se tani ai luan për një tjetër ekip”, tha Valverde në konferencë për media.

“Ajo që di është se unë jam trajneri dhe mendoj vetëm për lojtarët që kam, ata do t’i përdori nesër. Siç qëndron puna, nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

scroll to top