24.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Nga 1 maji Greqia heq certifikatën anti-Covid, çfarë ndryshon tjetër

spot_img

Greqia i është bashkuar listës së shteteve që do të heqë shumicën dërrmuese të masave antiCovid pasi pandemia po shkon drejt fundit. Mësohet se, nga 1 maji Greqia do të heqë detyrimin për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit kundër Covid-19. Gjithashtu nuk do kërkohet pasaporta e Covid në pikat kufitare të vendit.

Megjithatë mbajtja e maskës në ambientet e brendshme dhe në ambientet e jashtme me grumbullim mbetet ende në fuqi. Masa për përdorimin e maskave do të rishikohet më 31 maj, sipas njoftimit të zëvendës ministres së shëndetësisë Mina Gaga.

Qeveria greke do të rishqyrtojë sërish situatën sërish për të vendosur nëse do ti lehtësoje ose shtrëngojë masat kundër Covid-19. Ndërsa kujtojmë se disa ditë më parë Shqipëria i hoqi të gjitha masat e Covid të mbetura në fuqi.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat