fbpx

Nga 100 euro për favore/ Gjykata e Shkodrës merr vendimin për 2 punonjësit e burgut të Reçit

burguuu.jpg

Gjykata e Shkodrës ka marrë pak më parë vendimin ‘arrest me burg’ për dy punonjësit e burgut të Reçit, Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi.

Në seancën gjyqesore të mbajtur me dyer të mbyllura në Gjykatën e Shkodrës ato kanë kërkuar nje masw më të zbutur pasi nuk përbwnin rrezik për komunitetin.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë transmetimit në emisionin “Stop”  të datës 05.10.2021, këta punonjës shfaqen në pamje audio dhe video duke i marrë vlera monetare një personi i prezantuar si familjari i të dënuarit M.T., i cili po shlyen dënimin në IEVP Reç, Malësi e Madhe. Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë. Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që cdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij.

Laloshi dhe Hoxha u pezulluan më herët nga detyra me urdhër të Ministrit të Drejtësisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303