Nga 2020 hidhet në treg kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe

kartmonedha.jpg

Duke filluar që nga viti 2020 në Shqipëri do të hidhet në treg kartëmonedhat shqiptare me vlerë 10,000 Lekë.

Këtë vendim e ka marrë në mbledhjen e fundit Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë.

Në fund të vitit 2017 Banka e Shqipërisë pati miratuar tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI i FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshirë e një qëllim”. /Real-news.tv/

scroll to top