Nga 500 në 5 mijë lekë, zbulohen çmimet e biletave për Derbin në “Air Albania Stadium”

Partizani pak minuta më parë ka zbuluar çmimet e biletave për derbin ndaj Tiranës, që për herë të parë do të luhet në impiantin e ri të kombëtares. Çmimet variojnë nga 500 deri në 5 mijë lekë të rinj, ndërkohë që kanë dalë në shitje që nga dita e sotme.

Image

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI – KF TIRANA

E PREMTE 13 DHJETOR ORA 19:00 “AIR ALBANIA STADIUM”

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore:

Sektori: VIP GOLD Ë104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)

Sektorët: Ë103, Ë105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)

Sektorët: Ë101 , Ë102, Ë106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E103,E104,E105,E106,E107, E204,E205,E206, E207,E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)

Sektorët: E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Sektorët:S102,S103,S104,S203,S204,S205,V101,V102V103,V201,V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu Biletat mund ti gjeni pranë dyqanit zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.

Fotografia e FK Partizani Albania