Nga 6 qershori hapen plazhet, ja aktivitetet e tjera që nuk lejohen

plazhe.png

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije disa lëshime të reja. Theksohet se nga 6 qershori plazhet do jenë të hapura për të gjithë.

Por ajo ka listuar edhe disa aktivitete që nuk do lejohen. Ministrja shprehet se dasmat, funeralet, klubet e natës, teatro, kinema, tubime, konferenca nuk do lejohen deri në një vendim të dytë.

Mbyllur do vijojë të jetë dhe transporti publik për të cilin po hartohet një plan që është në proces e sipër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303