Nga gazetar në president të Parlamentit Evropian

sassioli.png

David Sassoli është presidenti i ri i Parlamentit Evropian. Ish-gazetari italian është zgjedhur si presidenti i ri i Parlamentit Evropian.

Sassoli, 63 vjeç, mori mbështetjen e 345 nga gjithsej 667 deputetë në raundin e dytë të votimit në Strasburg. Eurodeputeti italian i PD-së ka mbajtur më parë detyrën e zëvëndëspresidentit nga viti 2014 deri në vitin 2019.

I lindur në Firenze në vitin 1956 por i rritur në Romë, ai e ka nisur karrierën si eurodeputet në vitin 2009 nga radhët e PD-së dhe në grupin e socialistëve dhe demokratëve.

Është arsimuar për shkenca politike në universitetin e Firenzes dhe ka dy fëmijë. Para se të futej në politikë, ai ka pasur një karrierë të gjatë si gazetar, duke punuar fillimisht për gazetën Il Giorno e më pas duke kaluar në RAI në fillimet e viteve ’90, transmeton Scan.

Në një fjalim të mbajtur pas rezultatit të së mërkurës, Sassoli foli për një BE “të papërsosur” që ka nevojë për reforma, duke bërë thirrje që BE të kthehet në frymën e etërve të saj themelues, të cilët larguan luftën dhe nacionalizmin për paqen dhe barazinë, përcjell albinfo.ch.

“Ne duhet të forcojmë kapacitetin tonë për të luajtur një rol udhëheqës në demokraci”, deklaroi ai, duke u përqendruar veçanërisht në nevojën për reforma në sistemin e BE-së për azilkërkuesit. “Nuk mund të vazhdoni ta zmbrapsni këtë emergjencë. Nuk duam që qytetarët të kërkojnë ‘ku është Evropa’ çdo herë që ndodh një emergjencë”.

Më pas ai e përshkroi Brexit si “të dhimbshme”, duke shtuar: “Parlamenti Evropian do të garantojë pavarësinë e qytetarëve evropianë, vetëm ata janë në gjendje të përcaktojnë historinë e tyre”.

Sassoli zëvendëson një tjetër italian në këtë detyrë, ish-ushtarakun Antonio Tajani./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303