Video / Lulzim Basha marrëveshje me artistët

Screenshot_1-33.png

Menjëherë pas daljes nga Krimet e Rënda, kryetari i PD, Lulzim Basha ka arritur te Teatri Kombëtar.

Teksa futet brenda godinës, ai ka biseduar me artistët dhe më pas ka nënshkruar një marrëveshje për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Basha gjatë fjalës së tij, tha se opozita do të angazhohet në mbrojtje të Teatrit me aksion politik.

“Ky është vetëm fillimi, kontrata të tjera do firmosen me grupet e interesit”, tha Basha.

Fjala e tij u shoqërua me duartrokitje dhe me thirrjet ‘Rama ik’!/real-news.tv

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303