fbpx

Nga legalizimi i kanabisit tek dënimet, zbulohet pyetësori i Ramës për qytetarët

download.jpeg

Qeveria ka nisur shpërndarjen e formularëve “shtëpi më shtëpi” për qytetarët për të marrë përgjigje lidhur me disa çështje thelbësore për vendin tonë.
Qeveria kërkon mendimin e qytetarëve për çështje të ndryshme.

Në këtë formular vihet re se si pyetje e parë është ajo ku kërkohet mendim nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti.

Pyetja e dytë vijon, nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit.

Pyetje të tjera vijojnë me lejimi kultivimit, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit, por edhe me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.

Nisa u paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në Këshillin Kombëtar ku pretendohet të arrihet një pasqyrë e përgjithshme se çfarë mendimin kanë shqiptarët për disa çështje kryesore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303