fbpx

Nga “LSI shushunja” e deri te shprehjet për Zotin, kush është 44-vjeçari që i preu kokën nënës së tij

Disa detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja makabër në Pogradec. Bëhet me dje se Olsi Çekiçi, i cili i preu kokën mamasë së tij të moshuar, ishte tejet aktiv në Facebook dhe shpërndante kryesisht shprehje besimtare të fesë myslimane për lartësimin e Allahut.

Theksojnë se Olsi vuante nga probleme të shëndetit mendor, por gjithnjë refuzonte të merrte mjekim. Dhe vëllai i tij, sipas raportimeve të fqinjëve, ishte me probleme të shëndetit mendor.

70-vjeçarja e ndjerë i kishte rritur mbesën, pra të bijën 44-vjeçarit, teksa ai ishte në burg.