22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Nga modele, prezantuese dhe tani sipërmarrëse, Bora Zemani realizon ëndrrën (VIDEO)

Moderatorja dhe modelja shqiptare Bora Zemani dikur njihej vetëm si bashkëjetuesja e dj-t Vin Veli, me të cilin ka edhe një djalë, eksperimentoi me sukses në botën e televizionit.

Fillimisht si balerinë tek emisioni ‘Dance With Me’ e më pas si prezantuese në krahë të dashurit të saj Donald Veshaj.

Moderimi i emisionit ADC ku paraqiteshin talentet reja në fushën e stilimit dhe modës, i dha mundësinë Bora Zemanit të bëhej një sipërmarrëse veshjesh. Kështu, prej disa ditësh, Bora ka lajmëruar në faqen e saj të Instagramit për biznesin e saj të ri, ku shkruan:

“E nisa vitin mbare!!! Po, eshte e vertete! Me ne fund endrra ime po behet realitet. Nje vit pune, per dicka qe vertete e dua. Marka e veshjeve “B.Zzz” eshte gati! “Street style” dhe “Sportswear”. Shitja e tyre do te jete online.”

Edhe simboli i veshjeve është zgjedhur të jetë Bleta, duke qenë se me B.Zzz, Bora ka vendosur të emërojë firmën e saj.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat