Nga një parti për vete!

PAR.jpg

Nga Sokol Terihati

Përse në SHBA me 300 milion banorë ka vetem dy parti, ndërsa në Shqipërinë me 2 milion banorë , ka 150 ? Kjo është një pyetje thelbësore për të kuptuar fenomenet politike në këtë vend .

Në vendet demokratike politika dhe partitë që i përfaqësojnë nuk mbajnë emra kryetarësh, sepse konceptohen si mekanizmat kryesore për rritjen e mirëqënies dhe funksionimit të shtetit ligjor në shërbim të publikut.

E thënë më thjeshtë, politikanët janë shërbëtorë të zgjedhësve të tyre.

Kurse në vendet me demokraci latente, politika edhe sot pas 30 vitesh konceptohet pak a shumë si një biznes fitimprurës, për individët dhe grupet e interesit me synimin e qartë.

Të abuzojnë me financat publike dhe pronat shtetërore për përfitime personale , në kurriz të shtetasve që i votojnë.

Panorama sot është vërtet e frikshme.

Shteti dhe partitë politike janë grabitësit më të mëdhenj të pasurive  kombëtare dhe shpirtërore, duke shkatëruar çdo vlerë dhe duke mbajtur vendin peng. Investitorët seriozë ka vite që janë larguar, sepse nuk mund të operojnë në këto kushte.

Sot, duke dalë çdo gjë jashtë kontrollit të institucioneve ligjzbatuese, ka arritur një situatë vërtet e frikshme.

Mafia nuk është më pjesë periferike, por komandon shtetin duke filluar nga Parlamenti e deri poshtë në periferi.

Është kjo arsyeja kryesore pse ne Amerikën e pasur, lidere të botës demokratike, me 300 milionë banore ka vetëm 2 parti, ndërkohë që në Shqipërinë e varfër me 2 milionë, gëlojnë 150 !

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303