fbpx

Nga oqeani drejt eventit si Kim Kardashian

Kim-Kardashian-4.jpg

Nuk ka se si të mungojë vëmendja për Kim Kardashian e cila zgjodhi të dukej ndryshe nga të tjerë në eventin e rëndësishëm i cili u mbajt ditën e djeshme, ‘Met Gala 2019’.

Veshja e saj të krijon idenë se vjen e lagur e sapo dalë nga oqeani dhe drejt e në event.

Modeli i flokëve të lagur dhe ngjyra e fustanit nude me detajet e rrudhave dhe kristaleve të cilat duket sikur janë ujë e bënë Kim të dukej mjaft tërheqëse dhe seksi.

“ Është një nder i madh për mua ky fustan pasi Thierry Mugler kishte rreth 20 vite që nuk stilonte më për shtëpinë e modës “Mugler”. Kjo ka dashur pothuajse 8 muaj punë. Ai më solli si vajzën Kalifornia-ne teksa del nga thellësitë e oqeanit, e lagur…”- u shpreh Kim për Vogue.

Sigurisht që ajo zgjodhi të shkonte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Kanye West i cili dukej ndryshe nga stili i Kim-it duke qëndruar besnik i sportives. /real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303