Nga ora 13:00 “kyçet” Shqipëria, qytetarët “bllokojnë” E-Albania nga dyndja e aplikimeve

bum.jpg

Ashtu si dy javët e kaluara, edhe gjatë kësaj fundjave, Shqipëria “do të kyçet” totalisht duke nisur nga dita e sotme në orën 13:00 deri ditën e hënë në orën 05:00.

Kjo, për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, ku ditët e fundit ka pas një numër të shtuar të të infektuarve.

Por, izolimi i vendit në fundjavë ka bërë që gjatë paradites së sotme njerëzit të vërshojnë nëpër tregje, për të bërë blerje.

Gjithashtu, ka pasur edhe një bum aplikimesh në portalin “E-Albania” për të marrë lejen e daljes, dhe kjo ka bërë që në orët e para të ditës server i faqes të ketë probleme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303