Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona për vepra të ndryshme penale, një për plagosje dhe tjetrin për “Ngacmim seksual”.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 45 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe me një mjet prerës (thikë) shtetasin R.M.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u ndalua shtetasi në kërkim Rexhep Karaj., 54 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmim seksual”.