21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Nga puna e krahut tek Opera Mbretërore në Suedi, historia frymëzuese e Andrea Nastos

spot_img

Kjo histori nuk është e padëgjuar… Kjo është historia e Andrea Nastos, një shqiptar emigrant si shumë të tjerë në Greqi.

Andrea Nasto është bërë personazhi kryesor i mediave greke për modelin e tij të suksesit.

Ai emigroi në Greqi në moshën 18-vjeçare dhe nisi të punojë në 2-3 punë me orare të zgjatura.

Nasto ka nisur të punojë kamarier, shitës karburanti, punë krahu e kopështari.

Pavarësisht punës, Andrea nuk e harroi kurrë pasionin e tij, “muzikën”.

46-vjeçari, Andrea Nasto ka treguar në një intervistë për Zougla.gr, sesi punonte dhe flinte vetëm 2-3 orë në ditë.

Kur kthehej në shtëpi, ai studionte muzikë dhe vazhdonte shkollën.

Gjatë kohës që punonte si kamerier, Andrea merrte mikrofonin dhe këndonte para klientevë të tij.

“Në zhanrin që këndoj ka pak mundësi dhe madje më pak në Greqi. Është gjithashtu një çështje fati, i cili nuk më ka ndihmuar deri tani”, thotë Andrea për median greke.

Ai vazhdoi të punonte dhe nisi të shihte për një mundësi jashtë Greqisë.

Pas një provimi ai arriti të punojë si tenor i Shtëpisë së Operës në Stokholm.

“Ajo që bëj më mbush jetën dhe shpirtin. Ndjenja pozitive më pushtojnë kur këndoj. Unë besoj tek vetja ime edhe pse kam patur shumë dështime, por është njerëzore dhe e bukur të jetosh me vuajtjet e tua. Askush nuk e di ku të con fati, ndaj provoni. Unë do të këmbëngul deri sa të vdes, sepse besoj se kur këmbëngul, në një moment do të ndodhë ajo që dëshiron”, thotë ai.

Andrea Nasto tashmë është pjesë e Operës Mbretërore të Suedisë dhe këndon në Hollin e Hotelit Britania e Madhe.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat