13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Nga rruga në shkollë!

spot_img

Fëmijët që protestuan për hapjen e shkollës në fshatin ku ata jetojnë, në Mengël  të Elbasanit, tashmë kanë lënë rrugën dhe janë bashkuar në dyert e institucionit të nxënies dhe dijes. Protesta disajavëshe i dha frytet, duke bërë që Bashkia e Elbasanit të vihet në lëvizje dhe të bëjë rikonstruksionin e shpejtë të shkollës, e cila thuajse ishte rrënuar veçanërisht pas tërmeteve të rëna në Shqipëri.

Që kur nisi ky vit shkollor, nxënësit me çanta në shpinë u mblodhën para shkollës mbështetur nga prindërit por edhe deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi. Kulmin protesta e arriti me bllokimin për 6 orë të aksit Elbasan-Librazhd, ndërsa nxënësit u ulën në mes të rrugës duke bërë bllokadë për qarkullimin e automjeteve. Kështu, fëmijët e nisin këtë vit shkollor thuajse një muaj me vonë se bashkëmoshatarët e tyre.

Sot, lajmin e hapjes së shkollës e ka dhënë deputeti Boçi, i cili shkruan në rrjetin social Facebook:

“Sot në Mengël inaguruam hapjen e shkollës së rikonstruktuar.
Inauguruam njëkohësisht dhe fitoren e protestës e solidaritetit qytetar!
Këta fëmijë e prindërit e tyre ishin prej tre javësh protagonistët e një beteje të pashembullt, kundër arbitraritetit qeveritar, shurdhërisë dhe makutërisë ministrore, harbutërisë e dhunës policore.
Mengëli me aktin e tij ka shkruar historinë.
Dashuria për dijen dhe shkollën e këtyre fëmijëve zmbrapsi babëzinë e banditizmin e pushtetit.
Ballët e tërmetëve e të policëve nuk i mundën dot ata.
Mësimi që ata dhanë vlen sa për mijëra fjalime tonat.
Me protestë rrëzohet çdo padrejtësi…

Deputeti demokrat Luçiano Boçi u kthye në shkollën e fshatit Mengël ku tre javë me prindër dhe nxënës protestuan për mbylljen e godinës. Pas protestës së banorëve dhe nxënësve ku u bllokua edhe rruga nacionale, bashkia lëvroi investimin dhe nisi rikonstruksionin e shkollës.

Përmes një statusi në Facebook, Boçi shkruan se Mengëli me protestën e tij ka shkruar historinë, pasi sipas tij vetëm falë kësaj proteste institucionet reaguan dhe shkolla rifilloi të funksionojë”

Real News

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat