fbpx

Nga Saimir Tahiri te Arbër Çekaj, ja kush do “bjerë në dorën e Gjykatës së Posaçme”

taho.jpg

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, SPAK do të fusë në sitë gjithë zyrtarët e lartë dhe korrupsionin në nivelet e larta. Ndër dosjet e para që do të merren në shqyrtim nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, janë dhe ato të Habilajve, dosja e kokainës në ngarkim të Arbër Çekajt, si dhe Krime të Rënda brenda familjes, të cilat kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Një ndër to, është vrasja e kryekomisar Artan Cukut, ku procesi për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së parë në Tiranë. Një tjetër ngjarje e bujshme, e cila ndiqej te Krimet e Rënda do të transferohet në Vlorë në gjykatën e shkallës së parë. Bëhet fjalë për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, kjo e fundit u arrestua pas vrau bashkëshortin e vjehrrën dhe më pas i vuri flakën që ngjarja të dukej aksidentale, më 21 janar 2018.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303