Nga se vdiq ushtaraku shqiptar në Afganistan? A ka përgjigje Ministria e Mbrojtjes? Ja ç’thotë në njoftim

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs.jpg

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë reaguar mbi ngjarjen e rëndë të vdekjes së ushtarakut shqiptar në Afganistan.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e  operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303