fbpx

Nga sherri me vëllain, te rrahja e bashkëshorteve, arrestohen urgjent 3 persona…

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Një prej tyre është konfliktuar me vëllezërit për pronën, ndërsa dy të tjerët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, për dhunë në familje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit A. I., 43 vjeç, pasi në fshatin Koçaj, pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.

Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit F. K., 32 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht ndaj bashkëshortes, në banesë.

Po nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Zh., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.