Nga Skënderbeu te Mamica, hidhje-pritjet e Ramës me Spiropalin

Gjatë një takimi në muajin prill me studentë dhe anëtarë të bordeve universitare, Kryeministri Edi Rama teksa foli për premtimet e realizuara nga qeveria përmes “Paktit për Universitetin”, në fund të fjalës, e quajti Spiropalin “Mamica”, që në histori njihet si motra e Skënderbeut.

Ky reagim i Ramës erdhi pas deklaratës së bujshme që bëri Elisa Spiropali për Kryeministrin Edi Rama, të cilin dy vite më parë e quajti “Skënderbeun” e shqiptarëve.

 “Faleminderit nga ana ime dhe po ia kaloj fjalën Mamicës e ta mbyllim këtu këtë Kuvend të tretë.”-tha Rama.

Fill pas Ramës fjalën e mori Spiropali, e cila mesa dukej, nuk e priste fare këtë etiketim që i bëri Kryeministri dhe u bë lëmsh me artikulimin përmbyllës në takim.

“Faleminderit të gjithëve.  Meqë e nisëm me atë thënien që ekonomistët që janë ata që e kuptojnë nesër se ato që parashikuan dje pse nuk u bënë sot. Ju në fakt e keni kuptuar ça është bërë dje, e dini ça po ndodh sot dhe mesa duket keni parashikuar edhe të ardhmen.”-tha Spiropali.