fbpx

“Nga të q*fsha motrën, në Allahu Ekbar”: Ultrasit e Tiranës me thirrje fetare në stadium, FSHF hesht

Screenshot_1-38.jpg

Tirana luajti dje një ndeshje deçizive sa i përket objektivave të këtij sezoni, që ishte lufta për mbijetesën, duke fituar me rezultatin 1-3 në transfertë kundër Laçit.

Të pranishëm në këtë takim për të mbështetur ekipin bardheblu ishin dhe një numër i madh tifozesh, që kishin ardhur nga kryeqyteti në përkrahje të ekipit.

Ajo që bëri përshtypje dje gjatë kësaj sfide nga ana tifozëve të Tiranës dhe që deri më tani ka kaluar në heshtje, ishin koret e tyre me terma fetar.

Krye-tifozi i Tiranës siç shihet dhe në videot e më poshtme iu drejtohet tifozëve të tjerë më fjalën “Tekbir”, që do të thotë “Zoti është më i Madhi”.

Pas drejtimit më këto fjalë, tifozët i përgjigjen me “Allahu Eekber”.

Por, pavarsisht ketyre thirrjeve që janë kategorisht të ndaluara në ndeshje futbolli, aq më tepër që janë përdorur dhe si provokim ndaj tifozëve të Laçit, i cili është një qytet me shumicë të krishterë dhe katolike, nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore as nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Këto thirrje kanë sjellë një irritim të madh në videot që vetë tifozët e Tiranës kanë shpërndarë nëpër rrjete sociale, duke u ndeshur me një numër të madh komentesh negative, pasi i kanë cilësuar si turpshme këto kore duke ngatërruar futbollin me fenë.

“Po Allah me nje dopjo raki, ç’punë kanë tifozat e Tirones me Allahun”

“Është turp për ju që nxirni thirje të tilla. Mos ngatëroni sportin me fenë, kjo duket që është bërë me qëllim. Hiqeni sa nuk është vonë”

“Turp i modh ca jan këto që keni nxjerr a jeni n terezi?

Ç’lidhje ka feja me Tironen se spo e morim vesh? Tirona osht pasion jo fe!”, janë disa prej shumë kometeve irrituese që kanë sjellë koret fetare të tifozëve të Tiranës.

Gjithashtu, qesharake është se pas koreve fetare, tifozët nisin menjëherë në mënyrë të turpshme ofendimet me fjalë banale.

Ultarsit e Tiranës prej disa vitesh janë kthyer në problematikë nëpër stadiume, dhe në shumë raste edhe për vetë ekipin e tyre.

Por, përveçse të dhunshëm, prej kohësh aty është krijuar një bërthamë me besimtarë islamikë, që e kanë qendrën tek xhamia e “Rrugës së Kavajës”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303