fbpx

Nga vathët te tatuazhet, këto janë rregullat që duhet të ndjekin stjuardesat

Screenshot_11-4.jpg

Për shumicën, profesioni i stjuardesës duket ideal, me udhëtime të panumërta nëpër botë duke u dhënë atyre mundësinë të njohin vendet që përndryshe nuk do të ishin në gjendje të vizitonin. Si të gjitha profesionet, sidoqoftë, ai drejtohet nga disa rregulla, disa prej të cilave janë krejt të çuditshme. Si ato më poshtë:

Ato duhet të jenë notare të zellshme

Në rast të një ulje emergjente në ujë, udhëtarët do të ndiejnë një lehtësim relativ nëse e dinë që shoqëruesit e tyre të fluturimit janë gjithashtu notarë të zellshëm. Disa përshkrime të punës thjesht kërkojnë që shoqëruesit e fluturimit të dinë të notojnë shumë mirë, por kompani si British Airways, sipas Reader’s Digest, punësojnë vetëm anëtarë të ekuipazhit që mund të notojnë 50 metra dhe pastaj të ekuilibrojnë në ujë për tre minuta. Natyrisht, për të provuar se ata mund të ndihmojnë njerëzit e tjerë në ujë.

Ato mund të mbajnë vetëm një palë vathë

Stjuardesat zakonisht nuk mund të mbajnë shumë palë vathë në veshët e tyre, me Haëaiian Airlines që i rekomandon stafit vetëm një vath për vesh dhe natyrisht asnjë në pjesët e tjera të fytyrës, të tilla si hunda ose vetullat. United lejon stjuardesat e saj të mbajnë një palë vathë, gjithashtu për vesh, madhësia e së cilës, megjithatë, nuk mund të kalojë atë të një monedhe.

Ato nuk mund të përdorin të gjitha pajisjet mjekësore

Sipas ligjit, të gjitha fluturimet e mëdha duhet të mbajnë një çantë mjekësore me pajisje të tilla si ndihma e parë, shiringa, etj. Në vend të kësaj, ato duhet të presin për udhëzime nga një mjek në bordin e avionit nëse ka.

Ato nuk mund të bëjnë tatuazhe në vende të dukshme

Ndërsa politikat ndryshojnë nga një kompani në kompani, shumica e linjave ajrore nuk lejojnë tatuazhe të dukshme. Për shembull, nëse këpucët në uniformë zbulojnë tatuazhe në këmbë dhe getat janë shumë të hapura dhe transparente për t’i fshehur, stjuardesa nuk do të punësohet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303