fbpx

Nga Vjollca Hoxha deri te Xhemi Shehu, Arbana Osmani zbulon dhuratat pas lindjes

Moderatorja e njohur Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë dy ditë më parë.

Moderatorja solli në jetë një djalë të shëndestshëm ku sëbashku me regjisorin Eduart Grishaj vendosën ta quanin Dielli.

Pas lindjes, të shumta kanë qenë urimet dhe dhuratat për Arbanën dhe të voglin e saj.

Ajo nuk  ka nguruar ti postojë edhe në rrjetin e saj social duke i bërë publike:

Të parën ka publikuar atë të Xhemi Shehut, që duhet të ketë qenë dhe më e veçanta. Mikja e saj i ka bërë si dhuratë një byzylyk me simbolin e diellit bazuar tek emri që i kanë vendosur djalit.

Arbana ka marrë edhe buqeta me lule nga miq e bashkëpuntorë të tjerë të saj, ku bie në sy ajo e presidentes së Top Media, Vjollca Hoxha.

Ajo i ka dërguar në shtëpi një vazo të mbushur me trëndafila shoqëruar me një pusullë ku shkruhet:

Me jetë të gjatë djali! Përqafime Vjollca Hoxha”.