32.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Ngacmimet ndaj femrave, protestë globale e stafit të Google

spot_img

Stafi i Google në mbarë botën ka protestuar ndaj trajtimit që i bën kompania femrave. Punonjësit kanë lënë punën e kanë dalë nga zyrat për disa orë.

Ata pretendojnë më së pari ndryshime në mënyrën se si trajtohen nga firma dyshimet për sjellje të pahijshme seksuale.

“E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin që ndjejnë shumë prej jush”, u shpreh Sundar Pichai, shefi ekzekutiv i Google, duke shtuar se është i angazhuar plotësisht për të arritur përparime lidhur me këtë çështje.

Mes atyre që iu bashkuan protestës ishin punonjësit e Google në Berlin, Zyrih, Londër, Tokio dhe Singapor.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat