fbpx

Ngacmon seksualisht të miturën, Policia arreston 24-vjeçarin, jep detajet

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar me inicialet O.N., pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Ngacmimi seksual ka ndodhur në afërsi të fshatit Shupalë ndërsa mbetet e paqartë si ndodhi ngjarja. Vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. S., 24 vjeç, sepse në afërsi të fshatit Shupalë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, njofton policia.