Ngecën në detin e Vlorës, zbulohet e vërteta për 3 fuoristradat

Sapo është zbuluar arsyeja se përse 3 fuoristratat ‘ngecën’ në det në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë.

Makinat tërhoqën vëmendjen e medias dhe opinionit publik pasi dyshimet e para lidheshin me ndonjë tentativë për të tr.afikuar lëndë narkotike.

Megjithatë, paraprakisht dyshohet se makinat kanë ngecur pasi tentuan të nxjerrin një mjet lundrues nga deti.

Fillimisht ka hyrë një makinë, e cila ishte pajisur edhe me karrelë për transportimin e mjeteve lundruese. Pasi makina ngeci, në ndihmë të saj ka shkuar një tjetër makinë, e cila sërish nga ngecur. Në det ka ngecur edhe makina e tretë duke shkaktuar një situatë të pazakontë në Vlorë.

Mësohet se është identifikuar edhe mjeti lundrues, për të cilin ngecën makinat. Mjeti është regjistruar në Autoritetin Portual të Durrësit si varkë peshkimi