Ngërç në Rumani, qeveria humbet votëbesimin. Nuk mund të mbahen zgjedhje parlamentare sepse…

Qeveria e qendrës së majtë e kryeministres rumune, Viorica Dancila, u rrëzua të enjten pasi humbi një votë mosbesimi në parlament, duke rritur kështu mundësinë e një paqartësie të zgjatur politike për shkak të një opozite të fragmentuar.

Zgjedhje të reja parlamentare nuk është një mundësi e realizueshme tani për tani sepse Rumania do të zhvillojë zgjedhje presidenciale muajin tjetër. Sipas ligjit, Rumania nuk mund të mbajë zgjedhje parlamentare më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Opozita tani ka 10 ditë kohë për të emëruar një kryeministër të ri, i cili do të ketë nevojë për miratimin e presidentit centrist, Klaus Iohannis. I nominuari, së bashku me një përbërje të re të kabinetit, duhet t’i mbijetojë një votëbesimi në parlament përpara se të marrë detyrën.

Qeveria e ardhshme do të përballet me detyrën e frikshme të hartimit të një plani buxheti për vitin 2020 që duhet të përfshijë një rritje prej 40% për të gjitha pensionet – miratuar më parë nga Partia Social Demokratike e Dancila – pa përmendur synimet tashmë të tendosura të deficitit.

Qeveria e saj ishte qenë në prag të kolapsit qëkur Social Demokratët humbën partnerin e tyre të ri të koalicionit në gusht.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Rumani, një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, janë planifikuar aktualisht në fund të vitit 2020./real-news.tv/