Ngërçi, ja pse Meta nuk e ka dekretuar Sandër Lleshin

screenshot-11_1541075952-7988301.jpg

Arsyeja e heshtjes së Metës ka në fakt një arsye, e cila ka të bëjë me një ngërç juridik që prek emrin e Sandër Lleshit.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Ministër mund të zgjidhet çdo person që mban titullin e deputetit si dhe çdo person i cili nuk ushtron asnjë veprimtari tjetër shtetësore apo edhe veprimtari që ka të bëjë me organet e shoqërisë civile.

Ngërçi që e ka mbajtur deri më tani të heshtu Presidencën gjendet pikërisht në këtë nen të Kushtetutës, pasi ende nuk dihet nëse Sandër Lleshi mban akoma ndonjë post në Ofrcat e Armatosura të Shqipërisë.

Për këtë çështje Presidenca ka dërguar në Ministrinë e Mborjtjes një kërkesë zyrtare për të marrë informacion nëse Lleshi mban ndonjë post shtetëror apo jo.

Neni 103 i Kushtetutes se Shqiperise

Me ardhjen e përgjigjes, Presidenca do të veprojë sipas ligjit dhe Kushtetutës duke u shprehur mbi dekretin e Ministrit të Brendshëm, i propozuar nga kryeministri i vendit.

Kujtojmë se të shtunën e kaluar ishte kryeministri vetë ai që e dha lajmin për largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrisë së Brendshme. Rama njëkohësisht propozoi emrin e Sandër Lleshit si Ministrin e ri.

Po atë ditë Meta dekretoi largimin e Xhafajt, por jo emërimin e Lleshit në njërin ndër postet më të rëndësishme të vendit. Sipas ligjit, Presidenti i vendit ka kohë 7 ditë për të dhënë verdiktin e tij.

scroll to top